Transferi i të mësuarit
(Punim shkencor)
Autorja; BESJANA REXHEPI
TETOVË, 2015
◦ Hyrje.................................................................................................3

◦ Domethënia e...
 Përqendrimi në të mësuarit ka qenë të kuptuarit dhe rrjedhimi i
të mësuarit që nga qendrat motorike trurore e deri tek a...
 Ndoshta shpesh u ka ndodhur të
pyesni veten se si mësoni, apo si
ndodh të mësuarit?- Sigurisht që
ndoshta i keni dhënë v...
 Të mësuarit e thjesht paraqet një lloj të
të mësuarit i cili përkufizohet si një lloj
imitimi i një sjellje të imituar m...
Hapësirat e të mësuarit
Emri transfer rrjedh nga gjuha latine
“Transferre” që do të thotë bartje e një
përmbajtje mësimore...
Transferi Pozitiv
Transferi Negativ Transferi pozitiv iu dedikohet atyre
situatave të cilat posedojnë bartje pozitive
në ...
Makina daktilografike Kompjuterët
 Lidhur me transferin e të mësuarit si proces
shumë psikologë kanë hartuar një mori teorish
përmes të cilave janë munduar...
 Në teorinë e disiplinave formale e cila
njëheritë konsiderohet njëra prej teorive më
të vjetra të shpikur dhe studiuar n...
 Kurse sipas teorisë së komponentëve identike
të analizuar nga Thorndajku, thuhet se sa më
të ngjajshme të jenë dy përmba...
 Së fundmi kemi teorinë e
përgjithësimit të përvojës dhe të
dijenisë e cila specifikon atë se
çka ndodh gjatë transferit,...
 Faktorët objektiv nuk
cekën për arsye të mos
varëshmërisë së tyre
ndaj njëri tjetrit dhe
efekteve neutrale në
çështjen e...
 Rëndësi të veçantë brenda
kësaj teorie kanë faktorët
subjektiv të të mësuarit si
intelegjenca e personit në
vëzhgim qënd...
 Duke e përmbledhur të gjithë punimin në vete mund të themi se procesi
i të mësuarit me gjithë analizën e bërë paraqet nj...

 Musai. B, (1999), Psikologji Edukimi,Tiranë

 Shabani. A, (2001), Psikologji zhvillimore dhe personalitet,Tetovë

...
Thank you
for
Your attention!
Punuar nga; BESJANA REXHEPI
of 17

Prezantim i publikimit shkencor

Transfer of Learning!!!
Published on: Mar 4, 2016
Published in: Education      
Source: www.slideshare.net


Transcripts - Prezantim i publikimit shkencor

  • 1. Transferi i të mësuarit (Punim shkencor) Autorja; BESJANA REXHEPI TETOVË, 2015
  • 2. ◦ Hyrje.................................................................................................3  ◦ Domethënia e të mësuarit.................................................................4  ◦ Llojet e të mësuarit...........................................................................5  ◦ Transferi i të mësuarit.......................................................................6  ◦ Llojet e transferit të të mësuarit........................................................7  ◦ Teoritë e transferit të të mësuarit.....................................................8  ◦ Përmbledhje.....................................................................................9  ◦ Bibliografia.....................................................................................10
  • 3.  Përqendrimi në të mësuarit ka qenë të kuptuarit dhe rrjedhimi i të mësuarit që nga qendrat motorike trurore e deri tek ato folëse, kurse tek transferi kemi të bëjmë me definimin e transferit si koncept tejet i rëndësishëm që ndikon në të mësuarit, pastaj edhe përcaktimi i secilës veçori të mundshme të llojit të tij.  Sajpërket teorive orientimi im kyç ka qenë në njohje të tyre dhe dhënie e disa specifikave për to në mënyrë që të jepet një domethënie e mirëfilltë e procesit të të mësuarit dhe transferit të tij në individin që përvetëson apo mëson diçka të re pa marrë parasysh përmbajtjen.  Poashtu brenda këtij punimi kam cekur edhe shembuj të huazuar nga shkencëtarë të lëmisë së psikologjisë për të sqaruar më gjerësisht problemin e të mësuarit dhe transferin e tij. Në këto shembuj përveç informacioneve të të mësuarit që kam dhënë, poashtu kam përfshirë edhe sugjerimet e mundshme se si do të duhej të zgjidhej apo të jepej një solucion i një lloj problemi të mundshëm që është cekur në ato probleme ekzistuese
  • 4.  Ndoshta shpesh u ka ndodhur të pyesni veten se si mësoni, apo si ndodh të mësuarit?- Sigurisht që ndoshta i keni dhënë vetes një përgjigjie të thjeshtë imitim i të folurit, apo mbajtje në mend të një lloj sjelljeje të caktuar, një gjestikulacioni për të mbajtur në mend në mënyrë të imponuar ose edhe me dëshirë.  Por çka është në të vërtet të mësuarit?- Të mësuarit është një lloj akti apo proces i zhvillimit dhe formimit të personalitetit të njeriut në formë të ndryshimit të sjelljeve të tij, me ndikim të të dy llojeve të faktorëve të mbrendshëm dhe të jashtëm sigurisht me synimin që të arrihet synimi i kërkuar.
  • 5.  Të mësuarit e thjesht paraqet një lloj të të mësuarit i cili përkufizohet si një lloj imitimi i një sjellje të imituar më herët dhe përsëritje e saj. Shembull konkret kemi kushtëzimin klasik të sqaruar nga psikologu “Pavlov” i cili me anën e një eksperimenti të bërë me qenin përpiqej të sqaroj se si njeriu arrin të mësoj reflekset apo reagimet të caktuara të cilat kushtëzohen nga një stimul i jashtëm dhe me atë tregon ndikimin që kanë nxitësitë apo stimujtë e jashtëm në përvetësim të një lloj sjelljeje.  Në rastin e tij ai merr një qen dhe fillon t’i testoj reagimet e tij me anën e disa stimujve. Së pari ai e teston atë me anën e një llambe ndriçuese dhe sheh si rezultat reagimin e tij neutral të tij së bashku me metronomin apo tingullin. Me këtë ai vërteton se përpjekja e tij ishte refleks i pakushtëzuar ngase llamba nuk paraqiste një lloj stimuli tek qeni.  Në kuadër të të mësuarit bën pjesë edhe të mësuarit e ndërlikuar i cili përfshin një numër të madh kategorish të të mësuarit si: të mësuarit e shprehive, të shkathtësive, të mësuarit fjalësor(verbal), të mësuarit intelektual. Mbrenda këtyre klasifikimeve përfshihen edhe një mori grup ndarjesh p.sh tek ai fjalësor dallojmë të mësuarit mekanik dhe atë logjik, një ndarje tejet e rëndësishme që bën të hulumtojmë edhe më gjerësisht brenda këtij punimi shkencor. ◦ Të mësuarit e thjeshtë  Të mësuarit e Ndërlikuar
  • 6. Hapësirat e të mësuarit Emri transfer rrjedh nga gjuha latine “Transferre” që do të thotë bartje e një përmbajtje mësimore në tjetrën. Pra është një lloj procesi i cili mundëson shfrytëzim të përvojës së më herëshme në atë të re. Në psikologjinë pedagogjike pohohet se dijenitë, shkathtësitë e shprehitë e nxëna kanë vlerë vetëm po që se ato shfrytëzohen për të mësuar lëndë të nivelit më të lartë dhe për jetën praktike e profesionale.  Transferi është i lidhur me të dy llojet e të mësuarit të cekura më lartë, sepse çdo lloj sjellje e mësuar kërkon absorbim i cili bartet përmes procesit të transferit, proces i cili është i ndërlidhur edhe me procese tjera psikologjike si me kujtesën e të menduarit natyrisht, një lidhje e bashkëdyzuar që nuk funksionojnë pa njëri tjetrin në asnjë aspekt. Shkaktar i mosfunksionimit mund të jetë harresa e cila në shumicën e rasteve mund të jetë e motivuar si shkak i të mësuarit mekanik që ndërlidhet drejtëpërdrejtë me të mësuarit konkretisht me të mësuarit e ndërlikuar. Bardhyl Musai, Psikologji Edukimi, Tiranë, 1999, fq. 290.
  • 7. Transferi Pozitiv Transferi Negativ Transferi pozitiv iu dedikohet atyre situatave të cilat posedojnë bartje pozitive në të mësuar apo përfshijnë të mësuar që ka ndikim pozitiv në motorikën e personit që mëson një dukuri apo sjellje të përzgjedhur nga vet ai. Pra ky lloj transferi ushtron ndikim pozitiv prej bartjes së një situate të mësuar më herët në tjetrën. Si shembull kemi të mësuarit e “Letërsisë” që ushtron ndikim pozitiv në të mësuarin e “Historisë Kombëtare”, të gjuhës gjermane dhe angleze, sepse këto të gjitha së bashku kanë ngjajshmëri me njëra tjetrën, kuptohet në letërsi mësohet për shkrimtarë dhe historinë e veprat e tyre, pastaj gramatikë gjuhësore që ka lidhmëri pothuajse me çdo gjuhë botërore. Nga shohim efektet pozitive në të mësuar sepse jo vetëm që u mundëson të mësuar të përmbajtjeve të reja por edhe iu lehtëson të mësuarit në përgjithësi secilit që don të mësoj diçka prej këtyre lëndëve mësimore.  John Storm ,Psychology, London, 2002.  Të mësuarit e një lënde ka ndikim negativ atëherë kur përmbajtja e mësuar më parë e vështirëson të mësuarit e më vonshëm apo transferin e mëvonshëm të një përmbajtje të re të përvetësuar më herët. Shembuj konkret kemi p.sh nëse një individ mësohet të shkruaj me makinë të vjetër të shkrimit, atëherë kuptojmë se ai do të ketë shumë vështirësi në të mësuarit e kompjuterit, apo në rastin tjetër nëse individi mëson të komunikoj me të tjerët në dialektin geg nënkuptohet se ai do e ketë mjaftë të vështirë të iu përshtatet dhe le më të përdor dialektin tosk rast personal nga përvoja ime që rezulton në vështirësi të përdorimit të tyre. Kurse bazuar në kriterin e ndikimit të transferit ai mund të jetë: i përgjithshëm apo horizontal dhe transfer specifik apo vertikal.
  • 8. Makina daktilografike Kompjuterët
  • 9.  Lidhur me transferin e të mësuarit si proces shumë psikologë kanë hartuar një mori teorish përmes të cilave janë munduar të sqarojnë më detalisht të mësuarit. Këto teori janë bazuar më shumë në atë se si rrjedh transferi prej një burimi të informacionit në tjetrin. Këto teori kategorizohen në këto grupe:  Teoria e disiplinave formale  Teoria e komponentëve identike  Teoria e përgjithësimit të përvojës dhe dijenisë
  • 10.  Në teorinë e disiplinave formale e cila njëheritë konsiderohet njëra prej teorive më të vjetra të shpikur dhe studiuar nga psikologët “Pavlov”, Xhon Loku e Platoni, thuhet se sipas kësaj teorie gjithë çfarë mësohet nga ana e një personi shpie në fuqizim dhe përforcim të të gjitha fuqive shpirtërore të një individi dhe kjo krijon aftësi për një të nxënë të mëtutjeshëm.  Prof. dr. Arafat Shabani ,Psikologji Zhvillimore dhe Personalitet, Tetovë, 2001, fq.234
  • 11.  Kurse sipas teorisë së komponentëve identike të analizuar nga Thorndajku, thuhet se sa më të ngjajshme të jenë dy përmbajtje apo komponente të një përmbajtje me tjetrën atëherë transferi i të mësuarit shprehet edhe një nivel më të lartë, pra nëse ekzistojnë komponente identike në mes të dy përmbajtjeve mësimore efekti i transferit do të jetë plotësisht më i madh.
  • 12.  Së fundmi kemi teorinë e përgjithësimit të përvojës dhe të dijenisë e cila specifikon atë se çka ndodh gjatë transferit, çfarë bartet konkretisht pasojat e transferit. Më gjerësisht ajo thotë: gjatë transferit të të mësuarit ajo se çfarë bartet është përvojë dhe një dijeni e përgjithësuar në trajtë rregullash, parimesh dhe ligjesh sipas studiuesit Xhad.  Rëndësi të veçantë brenda kësaj teorie kanë faktorët subjektiv të të mësuarit si intelegjenca e personit në vëzhgim qëndrimi aktiv i tij dhe motivacioni, pastaj rëndësia e bartjes së përvojës, metodave prej një forme në tjetrën duke mos ia humbur esencën dhe efektin identiko- transformues.
  • 13.  Faktorët objektiv nuk cekën për arsye të mos varëshmërisë së tyre ndaj njëri tjetrit dhe efekteve neutrale në çështjen e transferit të të mësuarit, ngase po të vareshin atëherë i gjithë ky proces do të quhet transfer i mallrave që ka interaksion frontal me terma ekonomik e jo me ato pedagogjik.
  • 14.  Rëndësi të veçantë brenda kësaj teorie kanë faktorët subjektiv të të mësuarit si intelegjenca e personit në vëzhgim qëndrimi aktiv i tij dhe motivacioni, pastaj rëndësia e bartjes së përvojës, metodave prej një forme në tjetrën duke mos ia humbur esencën dhe efektin identiko- transformues. Faktorët objektiv nuk cekën për arsye të mos varëshmërisë së tyre ndaj njëri tjetrit dhe efekteve neutrale në çështjen e transferit të të mësuarit.
  • 15.  Duke e përmbledhur të gjithë punimin në vete mund të themi se procesi i të mësuarit me gjithë analizën e bërë paraqet njërin prej proceseve të rëndësishme psikologjike e cila shprehte lidhje të gusht me transferin e të mësuarit dhe rrjedhimet e tij.  Poashtu edhe në drejtime të tjera veçmas psikologjisë ky proces paraqet një domethënie me rëndësi prej së cilit varen shumë procese të tjera t’i quajmë procese jetësore të cilat e shfaqin ndikimin e tyre prej momentit të lindjes së një fëmiu deri në vdekje të tij dhe i cili poashtu ndryshon nga një fazë në tjetrën sepse siç dihet edhe specifikat apo karakteristikat moshore dallojnë nga një moshë në tjetrën, si në rastin e një fëmiu 3 vjeçar apo edhe më të ri nuk kemi të mësuar dhe transfer të të mësuarit në masë apo peshë të njëjtë sikur te një fëmijë më i vjetër apo tek ai i cili shkon në shkollë dhe të gjithë aktivitetin e tij intelektual e shpreh në mënyrën më të mirë, pra jep gjithçka nga vetja vetëm për të pasur apo arritur një sukses më të lartë në mësimnxënie dhe kuptohet për të pritet shpërblimi nga ana e mësimdhënësit apo edhe prindërve të tij, shpërblim i cili më vonë do i shërbej si një lloj motivi për të nxënët në mënyrë të vullnetshme e jo në mënyrë të detyruar që nuk do sjellte rezultate të kënaqëshme as te vet nxënësi e le më tek mësimdhënësi apo tek prindërit e nxënësit.
  • 16.   Musai. B, (1999), Psikologji Edukimi,Tiranë   Shabani. A, (2001), Psikologji zhvillimore dhe personalitet,Tetovë   Storm. J, (2002), Pscichology, London   Duniku. N, (2006), Psikologjia, Prishtinë   Musai. B, (1999), Psikologjia, Tiranë   Nushi. P, (2006), Psikologjia, Prishtinë   Trung. D, (2008), Types of learning, London   Bill. T, (2003), Poëer for living, Minnesota
  • 17. Thank you for Your attention! Punuar nga; BESJANA REXHEPI