Prezantim
 1.Vendi i Prokurorisë në Sistemin e Drejtësisë,
 2.Kompetencat e Prokurorisë së Shtetit,
 3.Organizimi i Prokurorisë s...
 Rëndësia shumë e madhe e instiucionit të
Prokurorisë që është si për sistemin e
drejtësisë në përgjithësi ashtu edhe për...
 Prokuroria paraqet organin e ndjekjes së veprave penale
sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e provave për
vërtetimin e fak...
 Institucioni i prokurorit publik i ka rrënjët në
një periudhë të hershme të ndërtimit të
shtetit.
 Format e para instit...
 Kosova ka kaluar nëpër sfida të shumta në
historinë e saj, gjë që ka bërë transformime të
ndryshme qoftë shoqërore, shet...
Detyrat dhe kompetecat e prokurorëve të shtetit përfshijnë:
1. ushtrimin e funksioneve prokuroriale në mënyrë të pavarur, ...
Struktura e vjeter e organizimit të
Prokurorisë ka qenë si në vijim:
1. Prokuroria Publike e Qarkut
2. Prokuroria Publike ...
Me Ligjin e ri, struktura e Prokurorisë së Kosovës
organizohet në Prokuroritë si në vijim:
1. Prokuroria Themelore,
2. Pro...
 Bazuar në zgjidhjet e ofruara në legjislacionin
procedural penal në fuqi, mund të konkludohet
se rregullimi i prokuroris...
 Padyshim që momenti më i rëndësishëm që
lidhet me institucionin e Prokurorisë është
emërimi i Prokurorëve të rinjë.
 Rr...
 Reflektimi i përbërjës shumetnike dhe
barazisë gjinore, duhet të respektohet në
fazën e emërimit.
 Kualifikimet dhe kri...
 Grupi i parë i kualifikimeve dhe kritereve për
pozitën e Prokurorit përfshinë:
1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës;...
 Ndërsa për grupin e dytë të kualifikimëve,
përfshihen kualifikimet e mëposhtme:
1. për ta ushtruar funksionin e prokuror...
 Për shkak të rëndësisë dhe peshës së
ushtrimit të funksionit të tillë duhet paraparë
edhe rastet kur një Prokuror mund t...
 Me ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit
për Prokurorin e Shtetit, përveç tjerash, janë
paraparë edhe disa raste...
 Me qëllim që këto vepra penale dhe kryesit e tyre
të ndiqen penalisht, zhvillohet procedura penale.
 Kjo Procedurë ka k...
 Kur flitet për raportin që ka një institucion me
të tjerët kemi parasysh elementet e afersisë
funksionit, hierarkisë, ll...
 Lidhshmëria e Prokurorisë së Shtetit me
Gjykatën Kushtetuese, si gardian i
Kushtetutës, ka të bëjë me dy momente: 1
1. R...
 Raporti I Prokurorisë me Presidentin ka të
bëjë me:
1. Emërimin e prokurorëve të rinjë, pasi është
obligim kushtetues që...
 Ajo çfarë mund të rekomandojmë këtu
është:
◦ Një luftë e pakompromist ndaj veprave penale
dhe kryesve të tyre,
◦ Kryerja...
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
of 22

Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''

Prokuroria si institucion Kushtetues- Prosecutor like a constitutional institution
Published on: Mar 4, 2016
Published in: Law      
Source: www.slideshare.net


Transcripts - Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''

  • 1. Prezantim
  • 2.  1.Vendi i Prokurorisë në Sistemin e Drejtësisë,  2.Kompetencat e Prokurorisë së Shtetit,  3.Organizimi i Prokurorisë së Shtetit të, Republikës së Kosovës,  4.Emërimi dhe shkarkimi i Prokurorëve,  5.Prokurori i Shtetit në Procedurën Penale,  6.Raporti i Prokurorisë me institucionet tjera Kushtetuese.
  • 3.  Rëndësia shumë e madhe e instiucionit të Prokurorisë që është si për sistemin e drejtësisë në përgjithësi ashtu edhe për shoqërinë në veçanti, në ndjekjen e veprave penale dhe kryesëve të këtyre veprave dhe veprave tjera që ndiqen sipas detyres zyrtare, bëri që të merret ky institucion për trajtim përmes këtij prezantimi.
  • 4.  Prokuroria paraqet organin e ndjekjes së veprave penale sipas detyrës zyrtare dhe ofrimin e provave për vërtetimin e fakteve te caktuara.  Vendi i Prokurorisë është në kuadër të një sistemi të veçantë organesh që dallohen për nga funksioni e forma, apo edhe për nga organizimi me organet tjera legjislative, ekzekutive dhe administrative.  Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në Kapitullin e VII, Prokurorinë e përfshinë në mesin e organëve që e përbëjnë sistemin e drejtësisë së Kosovës.  Ajo e ka statusin e organit të pavarur kushtetues, pa asnjë lidhje ndikimi qoftë funksionale qoftë organizative me ndonjë nga tre pushtetet shtetërore.
  • 5.  Institucioni i prokurorit publik i ka rrënjët në një periudhë të hershme të ndërtimit të shtetit.  Format e para institucioni i prokurorisë i merr me zhvillimin e tipit inkvizitor të procedurës penale.  Inaugurimi i institucionit të Prokurorisë së Shtetit bëhet me Kodin mbi Hetuesinë penale të Napoleonit të vitit 1808.
  • 6.  Kosova ka kaluar nëpër sfida të shumta në historinë e saj, gjë që ka bërë transformime të ndryshme qoftë shoqërore, shetërore apo edhe institucionale.  Sa i përket zhvillimit të institucionit të prokurorisë, sipas një rrjedhe logjike do ta klasifikonim veprimtarinë e prokurorisë në: 1. Periudhën e ish-Federatës Jugosllave, 2. Periudhën nën administrimin e përkohshëm ndërkombëtarë dhe 3. Periudhën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 2008.
  • 7. Detyrat dhe kompetecat e prokurorëve të shtetit përfshijnë: 1. ushtrimin e funksioneve prokuroriale në mënyrë të pavarur, të drejtë, objektive dhe të paanshme dhe të sigurohen që të gjithë personat trajtohen në mënyrë të barabartë para ligjit; 2. zbatimin e standardeve më të larta të kujdesit gjatë kryerjes së funksioneve zyrtare; 3. sjellje të ndershme dhe profesionale si në jetën personale ashtu edhe profesionale dhe bazuar në ligjin e zbatueshëm dhe kodin e etikës profesionale; 4. ruajtjen e nderit dhe dinjitetit të Prokurorit të Shtetit; 5. mbrojtjen e të drejtave ligjore të viktimave, dëshmitarëve, të dyshimtëve, të akuzuarve dhe personave të dënuar; 6. ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme juridike për zbulimin e veprave penale dhe të autorëve të krimit si dhe hetimin dhe ndjekjen me kohë të veprave penale; 7. marrjen e vendimeve mbi inicimin, vazhdimin apo ndërprerjen e procedurës penale ndaj personave të dyshuar apo të akuzuar për kryerjen e veprave penale; 8. ngritjen e aktakuzave dhe përfaqësimin e tyre para gjykatës; 9. ushtrimin e mjeteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme juridike kundër vendimeve gjyqësore; 10. bashkëpunimin me policinë, gjykatat dhe institucionet e tjera; 11. ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të tjera të përcaktuara me ligj.
  • 8. Struktura e vjeter e organizimit të Prokurorisë ka qenë si në vijim: 1. Prokuroria Publike e Qarkut 2. Prokuroria Publike Komunale 3. Prokuroria Speciale, dhe 4. Zyra e Kryeprokurorit të shtetit.
  • 9. Me Ligjin e ri, struktura e Prokurorisë së Kosovës organizohet në Prokuroritë si në vijim: 1. Prokuroria Themelore, 2. Prokuroria e Apelit, 3. Prokuroria Speciale, dhe 4. Zyra e Kryeprokurorit të shtetit  Prokuroritë kanë departamente përkatëse, si atë: për Krime të Rënda, Departamenti për të Mitur dhe Departamentin e Përgjithshëm.
  • 10.  Bazuar në zgjidhjet e ofruara në legjislacionin procedural penal në fuqi, mund të konkludohet se rregullimi i prokurorisë publike bazohet në këtoparime: 1. parimi i hierarkisë, 2. parimi i devolucionit, 3. parimi i substitucionit, 4. parimi i vendosjes në mënyrë monokrate(mbreterore), 5. parimi i pavarësisë së Prokurorisë së Shtetit, 6. parimi i unitetit dhe pandashmërisë së Prokurorisë së Shtetit, 7. parimi i udhëzimeve të detyrueshme, etj.
  • 11.  Padyshim që momenti më i rëndësishëm që lidhet me institucionin e Prokurorisë është emërimi i Prokurorëve të rinjë.  Rruga e emërimit kalon nëpër: Fazën e konkursit, Fazën e trajnimeve, Fazën e propozimit për emërim dhe Fazën e emërimit të prokurorëve të rinjë nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
  • 12.  Reflektimi i përbërjës shumetnike dhe barazisë gjinore, duhet të respektohet në fazën e emërimit.  Kualifikimet dhe kriteret që duhet të përmbushën nga çdo kandidat potencial për poziten e një Prokurori mund t’i ndajmë në dy grupe: 1. Kualifikime minimale, dhe në 2. Kualifikime të veçanta.
  • 13.  Grupi i parë i kualifikimeve dhe kritereve për pozitën e Prokurorit përfshinë: 1. të jenë shtetas dhe banorë të Kosovës; 2. të kenë diplomë të Fakultetit Juridik, të pranuar nga ligjet e Kosovës; 3. të kenë kaluar provimin e jurispodencës; 4. të kenë kaluar provimin përgatitor për prokurorë dhe gjyqtarë; 5. të kenë reputacion të lartë pozitiv profesional dhe integritet moral; 6. të mos jenë të dënuar me vendim të plotfuqishëm për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjeve të përcaktuara me ligj etj.
  • 14.  Ndërsa për grupin e dytë të kualifikimëve, përfshihen kualifikimet e mëposhtme: 1. për ta ushtruar funksionin e prokurorit në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore, kandidati duhet të ketë së paku tre (3) vite përvojë juridike si prokuror apo gjyqtar; 2. për ta ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Apelit, kandidati duhet të ketë së paku katër (4) vite përvojë juridike si prokuror apo gjyqtar; 3. për ta ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale, kandidati duhet të ketë së paku pesë (5) vite përvojë juridike në të drejtën penale, përfshirë së paku tre (3) vite përvojë si prokuror; 4. për ta ushtruar funksionin e prokurorit pranë Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kandidati duhet të ketë së paku gjashtë (6) vite përvojë juridike në të drejtën penale, përfshirë së paku katër (4) vite përvojë si prokuror; 5. për ta ushtruar funksionin si Kryeprokuror kandidati duhet të ketë së paku tetë (8) vite përvojë juridike në të drejtën penale, përfshirë së paku gjashtë (6) vite përvojë si prokuror i shtetit.
  • 15.  Për shkak të rëndësisë dhe peshës së ushtrimit të funksionit të tillë duhet paraparë edhe rastet kur një Prokuror mund të shkarkohet nga ushtrimi i pozitës së tij.  Shkarkimi i prokurorëve është paraparë edhe me Kushtetutë, në nenin 109, paragrafi 6, ku theksohet se ‘’Prokurorët mund të shkarkohen nga funksioni për shkak të denimit për një vepër të rëndë penale ose për mosrespektim të rëndë të detyrave’’.
  • 16.  Me ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Prokurorin e Shtetit, përveç tjerash, janë paraparë edhe disa raste në të cilat përfundon mandati i Prokurorit, si me: 1. dorëheqje; 2. shkarkim; 3. vdekje; 4. me arritjen e moshës së pensionimit; 5. me humbjen e aftësive të punës për shkaqe mjekësore të vërtetuara, dhe 6. nëse nuk riemërohet me mandat të përhershëm.
  • 17.  Me qëllim që këto vepra penale dhe kryesit e tyre të ndiqen penalisht, zhvillohet procedura penale.  Kjo Procedurë ka katër faza të ndryshme: fazën e hetimit, fazën e ngritjes së aktakuzës dhe deklarimit, fazën e shqyrtimit gjyqësor dhe fazën e mjetit juridik.  Nga veprimet e Prokurorit fillohen hetimet, ngrihen aktakuza, paraqiten prova dhe veprime tjera procedurale, si dhe paraqiten mjetet e rregullta dhe ato të jashtëzakonshme juridike.
  • 18.  Kur flitet për raportin që ka një institucion me të tjerët kemi parasysh elementet e afersisë funksionit, hierarkisë, llogaridhënjes, zgjedhjes, emërimit, apo çfarëdo qoftë me ndonjë elementi tjetër me institucionet tjera.  Këtu kemi analizuar lidhshmërinë e Prokurorisë me Gjykatën Kushtetuese dhe me Presidentin e Shtetit.
  • 19.  Lidhshmëria e Prokurorisë së Shtetit me Gjykatën Kushtetuese, si gardian i Kushtetutës, ka të bëjë me dy momente: 1 1. Referimit të çështjeve nga Prokuroria ku pretendohet që janë bërë shkelje të Kushtëtutës dhe 2. Kur Gjykata Kushtetuese informon Prokurorinë për moszbatim të vëndimeve të saja detyruese.
  • 20.  Raporti I Prokurorisë me Presidentin ka të bëjë me: 1. Emërimin e prokurorëve të rinjë, pasi është obligim kushtetues që propozimet për prokuror të rinjë të shkojnë te Presidenti për emërim, ku ky i fundit e bënë atë, dhe 2. Shkarkimin e Prokurorëve, sipas procedurës së caktuar.
  • 21.  Ajo çfarë mund të rekomandojmë këtu është: ◦ Një luftë e pakompromist ndaj veprave penale dhe kryesve të tyre, ◦ Kryerja e funksioneve të Prokurorit më shumë efikasitet, ◦ Respektim më të madhë të lirive dhe të drejtave të njeriut gjatë kryerjes së funksioneve të tyre, ◦ Zgjerimi i bashkëpunimit me institucione tjera.

Related Documents