Tema: Namazi, rruga e lumturisë
Jeta është një udhëtim i shkurtër me ndalesa të shumta,ku në secilën prej tyre
ndalon,jet...
që të arrish grada të dhe shpërblime të pafundme. A nuk mendon të lesh pas kënaqesitë dhe
argëtimet e kësaj dynjaje e t’i ...
Namazi, rruga e lumturise
of 3

Namazi, rruga e lumturise

Published on: Mar 3, 2016
Source: www.slideshare.net


Transcripts - Namazi, rruga e lumturise

  • 1. Tema: Namazi, rruga e lumturisë Jeta është një udhëtim i shkurtër me ndalesa të shumta,ku në secilën prej tyre ndalon,jeton,por sërish përgatitesh për udhëtim. Në këtë botë jemi kalimtarë, jetojmë përkohësisht…. Allahu i Madhëruar e ka krijuar njeriun në formën më të përsosur duke e veshur atë me virtyte dhe morale të lartë. Qëllimi i krijimit të kësaj krijese të brishtë është të adhurojë Allahun e Plotfuqishëm, Atë që e krijoi, i dha shpirt dhe midis krijesave të tjera e lartësoi. Thotë Allahu në Kuranin Famëlartë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë .Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s’dëshiroj të më ushqejnë ata. All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.”( Edh-Dharijat:56-58) Allahu është Krijuesi i gjithësisë, Ai krijoi gjithçka që arrin të perceptojë syri ynë, Ai është Pronari dhe Furnizuesi andaj vetëm Atij i takojnë falenderimet dhe lavdërimet më të mira. Secila krijesë e adhuron Krijuesin e saj në mënyra dhe forma të veçanta e padyshim edhe njeriu është obliguar me disa adhurime nga Allahu i Lartësuar siç mund të përmendim namazin, agjërimin, zekatin etj. Në krye të këtyre adhurimeve qëndron namazi. Profeti ynë s.a.v.s thotë:”…Namazi është shtylla e fesë…” e nga kjo njofton se namazi është ibadeti më i çmueshëm që hedh dritë në shpirtin dhe trupin tënd. Ai është një adhurim që të pastron shpirtin, ndricon zemrat e njerëzve dhe e lartëson njeriun deri në virtytet e Zotit. Ajetet kuranore që flasin për rëndësië dhe dobitë e namazit janë të shumta. Thotë Allahu në Kur’anin Fisnik: “Ka shpëtuar ai që është pastruar,Që ka përmendur emrin e Zotit të vet dhe që është falur, Por ju i jepni përparësi jetës së kësaj bote,Ndërsa jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme!”(A’la:14-17) “Elif, Lam, Mim. Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga All-llahu). Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin”. (El-Bekare: 1-3). Çdo besimtar musliman duhet të mbështetet mbi dy shtylla thelbësore, ashtu si shtëpia që ngrihet mbi themelet e saj. E nëse njëra prej tyre bie apo dobësohet, e gjithë shtëpia është në rrezik. Ky është një shembull në paralelizëm me besimtarin musliman, i cili besim dhe jetën e tij duhet ta ndërtojë mbi Kur’anin Fisnik, Fjalë e Allahut dhe mbi sunnetin e Profetit tonë të nderuar. Në lidhje me çështjet e namazit hadithet janë të shumta. Abdull-llah ibn Mes'udi r.a. ka thënë: -E kam pyetur të Dërguarin a.s.: Cila punë është më e dashur te All-llahu i Madhëruar? Tha: Namazi në kohën e vet. -I thashë: Pastaj cila? Tha: -Bamirësia ndaj prindërve. -I thashë: Pastaj cila? Tha: -Xhihadi në rrugë të All-llahut. Një njeri ka thënë: -O i Dërguar i All-llahut, më trego për një punë që do të më shpie në Xhennet dhe do të më largojë nga Xhehennemi! I Dërguari a.s. tha: -Ta adhurosh All-llahun dhe të mos i shoqërosh asgjë, ta falësh namazin, ta ndash zekatin dhe t'i mbash lidhjet farefisnore. Namazi është shtylla e fesë, andaj të drejtohem ty o njeri, fale namazin derisa vdekja nuk të ka arrit, falu për hatër të Zotit të Madhëruar, falu ashtu
  • 2. që të arrish grada të dhe shpërblime të pafundme. A nuk mendon të lesh pas kënaqesitë dhe argëtimet e kësaj dynjaje e t’i bësh sexhde Zotit Tënd? A nuk mendon se kjo është më e mirë për ty se tërë dynjaja e c’ka ka në të? Vërtet jeta është shumë e shkurtër dhe melekun e vdekjes mund ta kemi vizitor në çdo moment, andaj lufto cytjet dhe ngacmimet e shejtanit të mallkuar dhe adhuroje Allahun me namaz. Vërtet kjo është më e mirë për ty. Allahu na ka obliguar ta adhurojmë me namaz, por sikundër dobive dhe rëndësisë së madhe nga pikëpamja fetare, shkencëtarët kanë zbuluar dhe shumë efekte të veçanta sesi namazi ndikon në shëndetin e njeriut që e fal atë. Sipas studiuesve,sa më shumë të vihet koka në tokë gjatë ditës aq më shumë gjak shkon në tru.Lëvizjet izometrike në namaz ndihmojnë përzierjen e mirë të ushqimeve në stomak,e parandalojnë formimin e gurëve në veshka.Lëvizjet ritmike në 5 kohët e namazit,duke I vënë në lëvizje muskujt,që në jetën e përditshme nuk vihen në lëvizje,shmangin sëmundje si artroza e nyjave dhe shtangimi i muskujve. Ky lloj ibadeti është bërë objekt studimi i shumë studiuesve të disiplinave të ndryshme shkencore dhe rezultatet kanë qenë interesante dhe të cmuara. Trupi ynë merr një numër të madh valësh elektromagnetike. Këto valë i marrim përmes pajisjeve që përdorim cdo ditë,si televizori,kompjuteri,celulari si dhe përmes dritave,që pë nuk mund të fiken për arsye të caktuara. Të gjitha këtovalë ne i marrim pa e kuptuar.Kjo na bën me dhimbje koke dhe të dobët. Po cila është zgjidhja për të gjitha këto? Një shkencëtar nga Evropa,bëri një kërkim dhe arriti në përfundimin se vendosja e ballit në tokë më shumë se një herë në ditë shkarkon ngarkesën e dëmshme elektromagnetike. Interesant është fakti se mënyra më e mirë është të vendoset balli në tokë dhe në drejtim nga qendra e tokës. Shkencërisht është vërtetuar se qendra e tokës është qyteti i Mekës,saktësisht Qabeja e Shenjtë. Kështu që,përulja(sexhdeja) në lutjet tona është mënyra më e mirë për të shkarkuar ngarkesën elektromagnetike nga trupi ynë,megjithëse kjo nuk është qëllimi i sexhdes,por vetëm një nga dobitë e shumta të saj,pasi qëllimi i vërtetë është nënshtrimi dhe afrimi me të Gjithëfuqishmin. Një kundërshembull për të gjithë ata që pretendojnë se namazi u harxhon kohë. Me një përllogaritje të vogël matematikore Ti i ke Dhuratë nga Allahu 24 orë në dispozicionin tënd , 23 orë e gjysëm në cështje të kësaj jete, ndërsa 30 minuta NAMAZ. Ky është programi më superior, pra s’ka justifikim se namazi të merr kohë. SubhanAllah…nqs do ta konkretizonim me një shembull do të mund të thonim se ti rregullisht 50 vite ke fal namaz, atëherë statistikisht del që ti 49 vite i ke kaluar duke u ballafaquar me cështjet e kësaj jete, ndërsa vetëm një vit me adhurim të namazit, pra statistikisht del që 1 vit ka 365 ditë, 50 vite kanë 18250 ditë, një ditë 24 orë, në këtë 24-orësh vetëm gjysëm ore namaz, tashmë statistikisht del që nga ato 50 vite, në secilën ditë prej tyre duke ia zbritur nga gjysëm ore në fund del me 50 - 1 = 49 vite Dynja dhe 1 vit NAMAZ. Pra, ti që ke logjikë të shëndoshë s’ke arsyetim se namazi të merr kohë, e sheh me një llogari të vogël e kupton se adhurimi është jo pengesë në cështjen e kohës. Pergatiti: Jonida HOXHA, MBA

Related Documents